Fituesi i “Big Brother Albania 8” Vesel Kurtishaj ka pësuar një aksident dhe duhet të kryejë një operacion kirurgjikal.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vesel Kurtishaj ka treguar se është aksidentuar dhe ka dëmtuar rëndë miniskun si dhe ka pësuar këputje të ligamentit.

Por përmes një postimi në rrjete sociale, ai i ka bërë të ditur ndjekësve që të mos shqetësoheshin për gjendjen e tij shëndetësore.