Gruaja e Donald Trump Jr, djali i madh i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, ka dorëzuar kërkesën për divorc.

Sipas “BBC”-së, Vanesa Trump, ish-modele, po kërkon divorcin dhe kjo është e pakontestueshme. Kërkesa e saj është dorëzuar në një gjykatë në New York.

Çifti, të dy 40-vjeçarët, janë martuar që prej vitit 2005 dhe kanë pesë fëmijë.

Trump Jr luajti një rol të rëndësishëm në fushatën zgjedhore të të atit. Ai qëndroi në New York pas zgjedhjeve dhe tani bashkëdrejton biznesin familjar me vëllanë e tij Eric Trump.

Një divorc i pakontestueshëm do të thotë që kujdestaria mbi fëmijët dhe pasuritë e çiftit nuk kontestohet gjatë procedurave ligjore.

Në një deklaratë të publikuar nga mediat amerikane, Trump Jr dhe bashkëshortja e tij u cituan të thoshin: “Pas 12 vjetësh martesë, ne kemi vendosur të ndahemi, kërkojmë të na lini në privatësi gjatë kësaj kohe”.

Trump Jr është bërë objekt i një hetimi mbi marrëveshjet e mundshme të fushatës presidenciale dhe ndikimit të Rusisë në vitin 2016. Presidenti Trump mohon bashkëpunimin per te cilin eshte akuzuar.