Ai quhet Kiyo Yamana dhe është 58 vjeç e bashkë me gruan e tij Kimi jetojnë një jetë të lumtur bashkëshortore prej 15 vjetësh. Të dy janë shndërruar në dy "këshillues martesash" dhe kanë krijuar organizatën e "bashkëshortëve perfektë" apo Japan Aisaika Organisation për të ndihmuar çiftet, shkruan CNN.

Japonezit na këshillon 5 rregulla për një martesë më të mirë.

Rregulli i parë është të shkoni në shtëpi para orës 8.00 të mbrëmjes. Kjo, pasi në Japoni burrat nuk kthehen kurrë në shtëpi para orës 10.00 të mbrëmjes. Gjithë kohën e tyre ia kushtojnë punës.

Rregulli i dytë: Krijoni atmosferë relaksuese. "Duke e bërë këtë, ndiheni më mirë si çift", thotë 58-vjeçari.

Rregulli i tretë: Thirreni gruan tuaj në emër.

Rregulli i katërt: Shiheni gruan tuaj në sy. Shikimi në sy të ndihmon të zbusësh zemërimin dhe i bën të kuptojë që e do.

Rregulli i pestë: Dëgjoni ç'ka për të thënë. Dialogu është shumë i rëndësishëm në çift, ndaj dëgjojeni deri në fund bashkëshorten tuaj se ç'ka për të thënë.