Zhdukja, vrasja dhe keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri është një fenomen sa i dhimbshëm aq edhe i dëmshëm për shoqërinë dhe të ardhmen e vendit tonë.
Nuk kanë qenë të pakta rastet e denoncimeve në media për kafshë të vrara apo të keqtrajtuara nga persona të papërgjegjshëm dhe të pandjeshëm për t'i vënë fre këtij budallallëku që me sa duket këtu nuk njeh kufi.
Një rast i tillë është raportuar edhe ditën e djeshme, kur një kafshë e pafajshme është vrarë në zonën e Dumresë, në Elbasan.
Jo vetëm kaq, por autori ka shkuar dhe më tej duke varur në një tabelë rrugore kafshën e gjorë që duket të jetë një vjedull, si për të demonstruar "trimërinë" e tij përpara kujtdo që përshkonte rrugën drejt Elbasanit. Ndërkohë që aty kalojnë edhe fëmijë të mitur që shikojnë skenën.
Denoncuesi ka shkruar për JOQ.al:
Përshëndetje JOQ, njerëz të pamëshirshëm e kishin vrarë këtë kafshë dhe e kishin varur aty. Nuk e dimë se kush e ka varur, por sot kur po shkonim në Elbasan për të festuar Ditën e Verës e pamë që ishte aty." /JOQ.al





