Policia Rrugore e Tiranës është angazhuar gjatë orëve të natës në të gjitha rrugët e brendshme të kryeqytetit për rritjen e parametrave rrugore në fundjavë.
Në një video të publikuar nga uniformat blu, tregohet momenti i ndalimit të një 30-vjeçari në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku matja e radarit tregon shpejtësinë 92 km/h në brendësi të qytetit.
Drejtuesi i mjetit “Mercedes Benz ML”, 30 vjeçari V.M, nga Tirana, u konstatua nga Radari me 92 km/h, ku shpejtesia e lejuar 40 km/h, dyfish mbi normat e lejuara,” shkruan Policia Rrugore.
Gjithashtu gjatë alkool testit, drejtuesi i po këtij mjeti u konstatua dhe nën efektin e alkoolit 0.40 mg/l dhe alkool testi i dytë 0.39mg/l.
“Një kombinim i frikshëm shkeljesh për karakteristikat e rrugës dhe reagimin e drejtuesit me një përqëndrim alkoli në nivele të tilla dhe me këtë shpejtësi, duke rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të rrugës.
Respektoni rregullat e qarkullimit, shpejtësia dhe alkooli vret”, është apeli që bën policia e shtetit.





