Dy hajdutë që po tentonin t’i vidhnin makinën një personi përfunduan vërtet keq.
Një burrë londinez sypatrembur i sulmoi i vetëm dy hajdutët në mes të rrugës.
Ai eshte një ish-lojtar amator regbije dhe bën tre herë në javë stërvitje boksi, bënë të ditur sot mediet britanike.
Stephen Canny, 33 vjeç, një broker nga Essex-i i Londrës tha: “Sigurisht që do ta bëja sërish. Po të ndodhte sërish sot në mbrëmje, do të bëja të njëjtën gjë sërish dhe as që do ta mendoja dy herë”.
Ai shtoi: “Përse duhet t’u lejoj njerëzve të hyjnë në pronën time dhe të më dëmtojnë makinën? Andej nga vij unë, kjo nuk është e pranueshme. Nuk mund të lejoj absolutisht që dikush të më vjedhë makinën, teksa unë qëndroj i ulur lart. Nëse nuk jam aty dhe kjo ndodh nuk kam çfarë të bëj. Por kjo s’mund të ndodhë, kur jam i ulur një kat më lart”.





