Bashkia e Durrësit nuk tërhiqet nga projekti “Veliera”. Nis punimet këtë pranverë. Më 28 shkurt, Bashkia dha këtë njoftim me firmën e kryetarit të bashkisë Vangjush Dako si titullar i Entit Prokurues se: Më 2 prill do hapen ofertat e dorëzuara për projektin e ndërtimit të projektit “Veliera”.
Bashkia e Durrësit ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e sheshit të projektit “Veliera” me vlere 66.5 milionë lekë.
Vijimi i punimeve për sheshin vjen një muaj pasi Gjykata Administrative në Durrës u shpreh për zhvillim të projektit pa prekur zonën arkeologjike A.
Procedurat tenderuese kanë nisur më 28 shkurt, ndërsa më 2 prill pritet të hapen ofertat e dorëzuara për projektin e ndërtimit të sheshit.
Nisja e procedurave tenderuese ka sjellë në Durrës avokaten Mirela Jorgo, e cila tha se gjykata nuk ka zbardhur akoma vendimin dhe bashkia nis tenderimin e objektit.
Sheshi hyn edhe në zonën A, e cila me vendim të Gjykatës nuk mund të preket, por Bashkia tashmë e ka hapur procedurën e tenderimit për të gjithë sheshin e “Velierës”, e cila sipas vendimit të Gjykatës, edhe ajo mbetet në diskutim sepse dy këmbët e saj do vendosen në zonën A. Më herët bashkia ka publikuar një projekt të ndryshuar ku zona arkeologjike A dhe rrënojat e zbuluara konservoheshin për t’u bërë të vizituedhme për publikun.
Bashkia e Durrësit thotë se në dispozicion janë 66,5 milionë lekë.
K.H.





