Bashkia e Fierit i ka dhënë titullin "Qytetar nderi" (pas vdekjes) Agur Vrenozit, qytetarit që ndërhyri për të ndaluar grabitjen në një pikë këmbimi valuator të premten më 2 mars.

Titulli u akordua me vendim të Këshillit Bashkiak pas kërkesës së depozituar nga ana e këshilltarëve të djathtë dhe të majtë në shenjë vlerësimi për aktin heroik. Titulli iu dha nën motivimin, për kontributin e tij sublim për të mbrojtur jetën dhe vlerat qytetare.

Pak ditë më parë edhe presidenti Meta i akordoi Agur Vrenozit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve.