Pedagogët Indrit Bimi, Aida Lako dhe Brela Xhaferraj të departamentit të Shkencave Teknike Mjekësore në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, kanë organizuar seminarin “Fizioterapia”, në kuadër të marrëveshjes së realizuar mes UAMD-së dhe kompanisë “GIOAD” shpk, e cila përfaqësohej nga znj.Nina Beqiraj.

Gjatë këtij seminari të pranishëm ishin studentë të degës së Fizioterapisë, të cilët u njohën me mundësitë që iu ofrohen në bazë të kontratës së nënshkruar.

Pedagogu Indrit Bimi, u shpreh se realizimi i këtij bashkëpunimi do të krijojë mundësinë e praktikave të studentëve të cilat deri më tani janë kryer pranë spitalit rajonal të Durrësit.

Në fjalën e saj, Beqiraj tha se “GIOAD” shpk, do t’iu krijojë studentëve mundësinë që të praktikohen me të gjitha aparaturat të cilat kompania disponon, si dhe mundësinë e punësimit për nxënësit më të mirëfilltë.

G.D.