Një makinë është aksidentuar në mënyrë të frikshme orët e vona të mbrëmjes së 8 marsit në Durrës.
Automjeti tip “Golf” me targa AA 651 TJ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bunker te rruga e re paralel me portin.
Paraprakisht, shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte automjeti, çka ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e të përfundojë jashtë rruge duke u përplasur fuqishëm me bunkerin.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar me pasoja të rënda, thanë burimet policore për “DurrësLajm”.
Menjëherë pas aksidentit, uniformat blu dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes.





