Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga studio e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, duke komentuar shkrimin e publikuar në revistën amerikane “Mother Jones”, e cila flet për lidhje të PD me rusët, ka nxjerrë ato që tha se janë lidhje të kryeministrit Edi Rama me rusët.

Basha: Në tetor 2016 ka takuar kompaninë ruse të naftës Gunvor, të Genadi Timcenku, që është në listën e zezë të amerikanëve për shkelje të sanksioneve në Ukrainë. Do t'i lidhje me rusët?…

Fevziu: E ke të konfirmuar?

Basha: E ka bërë dhe publike, përvec në mënyrë publke e ka takuar edhe jashtë zyrës, heto pak lidhjet ruse që ka Rama me kopaninë turke që ka caktuar për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Shiko pak lidhjen e Ramës me Vucic që blen armë në Rusi. Shiko pak tezat për shkëmbimbet e territoreve

Fevziu: Kjo është analizë politike

Basha: Ky thotë që Basha me Trump do destabilizojë Ballkanin dhe ti nuk më lë mua të them këto?

Fevziu: Pse paguan për të bërë foto me Trumpin?

Basha: Konkluzionet janë të paracaktuara nga Rama, pse akuzohet opozita për pro ruse në momentin që është kapur Rama me drogë e kokainë?