Zbulohen hyrje-daljet e menaxherit të kompanisë ‘Arbri Garden’ Donaldo Lushaj, i arrestuar pas kapjes së 613 kg kokainë në Durrës e ngarkuar në një trajler me banane që vinte nga Kolumbia.

“BalkanWeb” raporton se vetëm gjatë vitit 2018, Lushaj ka dale 6 herë nga Shqipëria dhe në të gjitha rastet nga pika kufitare e Morinës me 2 mjete me targë AA361RH dhe AA471SU.

Ai ka dalë më 02 janar 2018 dhe është kthyer në po të njëjtën datë. Ka dalë më 13 janar 2018 dhe kthehet ne te njëjtën date. Ka dalë më 21 janar 2018 kthehet një ditë më pas. Del sërish më 22 janar dhe kthehet në të njëjtën date. Del më 26 janar dhe kthehet në të njëjtën datë. Ka dalë nga Shqipëria më 5 shkurt 2018 dhe kthehet në te njëjtën datë.

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg menaxherin e ‘Arbri Garden’ Donald Lushaj si dhe shoferin e trajlerit Armando Pezaku.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën ‘arrest në burg’ në mungesë për pritësin e mallit, pronarin e kompanisë “Arbri Garden”, Arbër Çekaj. Sipas prokurorisë, Arbër Çekaj dyshohet për përfshirje në trafikimin e kokainës. Porositësi kryesor i bananeve dhe i 613 kilogramëve kokainë Arbër Çekaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria tri ditë përpara se prokuroria dhe policia të bllokonin ngarkesën e dërguar nga Kolumbia.