Territori vijon i vranët me shira të dobëta dhe mesatare deri në orët e mesditës. Ndërsa pasditja sjell kthjellime në Ultësirën Perëndimore dhe gradualisht kthjellimet shtrihen në gjithë vendin.
Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të ulen me 1 – 2°C në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të variojnë nga 2 në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe rrallëherë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi vijon 3 ballë.





