“Mësues i vitit” në Durrës është shpallur arsimtari Admir Dizdari. Ceremonia e nderimit të mësuesit Dizdari është zhvilluar nga Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës. Admir Dizdari është mësues i shkollës së mesme sportive “Benardina Qeraxhia”, e cila poston në rrjete sociale edhe momentin e nderimit të mësuesit në fjalë dhe motivacionin e dhënë nga DAR "Për kontribut të çmuar në fushën e arsimit.

Titulli mjaft motivues i është dorëzuar mësuesit Admir Dizdari nga vetë drejtoresha e DAR Durrës, Lindita Muka.

“Mësuesit Admir Dizdari i jepet titulli "MËSUES I VITIT" në ceremoninë e zhvilluar nga DAR Durrës. Një arritje për shkollën tonë e cila na nderon dhe na motivon me shumë. Urime! Vlerësim i veçantë iu bë edhe shkollës sonë nga Drejtoresha e DAR Zj. Lindita Mukaj, për performancë shumë të mirë në të gjitha aktivitetet ku ne kemi marrë pjesë”,- shkruhet në profilin në Facebook të shkollës së mesme.