Pas çdo rasti të ri që identifikohet me fruth personat që kanë patur kontakt të afërt me të infektuarin do t’i nënshtrohen vaksinimit kolektiv.
Fushata drejtohet nga Instituti i Shëndetit Publik dhe në dy muajt e fundit janë vaksinuar mbi 13 mijë persona jashtë kalendarit vaksinal.
Rasti më i fundit me fruth është zbuluar në Durrës, në një fabrikë me 400 punëtorë të cilët i janë nështruar vaksinimit.
Në harkun kohor të dy muajve të fundit epidemia e fruthit ka prekur mbi 200 persona, 80% e tyre me moshë nën 2 vjeç, ndërsa i ka marrë jetën dy foshnjave 4 dhe 7 muajshe. /BW





