Ka nisur të zbatohet investimi i parë publik në bashkinë e Durrësit për vitin 2018, me vlerë 700 milionë lekë.
Investimi përfshin rikualifikimn e rrugës “Aleksandwr Goga”, nga sheshi “Liria” deri tek Mazoleumi i Dëshmorëve si dhe rrugën lidhëse "Fetah Bllaca".
Projekti parashikon krijimin e një unaze që do të lehtësojë trafikun me ndërtimin e një rreth rrotullimi në rrugën që zbret nga Biblioteka e qytetit e lidhet me aksin “Aleksandër Goga”.
Po kështu projekti parashikon ndërtimin e një rruge për qarkullimin e mjeteve në segmentin “Fetah Bllaca”, pas pallatit të Kulturës, në krah të Rotondës.
Firma fituese e tenderit është shpallur “Al-asphalt shpk”, e cila zhvillon punimet me 70% të vlerës fillestare të projektit të financuar nga bashkia Durrës.
Punimet kanë nisur dhe po vazhdojnw me asfaltimin e njërit prej krahëve të rrugës pranë gjykatës, me heqjen e pllakave të vjetra të trotuarit dhe zëvendësimin e tyre. Punimet përfshijnë riveshje trotuaresh me gur trami 6v në të dy krahët, ndriçim i ri, riveshje asfaltike.
Projekti synon që të ndërtojë rrugën që lehtëson trafikun, duke kaluar një pjesë të automjeteve që përshkojnë aksin “Aleksandër Goga”, në drejtim të rrugës “Fetah Bllaca”.
Në këtë segment është parashikuar zgjerimi i rrugës dhe ndërtimi i trotuareve në të dy krahët, por gjithçka do të varet nga ekspertët arkeologë, të cilët do të japin apo jo leje për t’u ndërtuar rruga për qarkullim mjetesh në qendër të Durrësit, vetëm pasi të kenë bërë testet arkeologjike.
K.H.





