Themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni, Branko Sinadinovski është sulmuar sot në mesditë. ALSAT mëson se Sinadinoivski është goditur nga dy persona ende të panjohur.

Rasti është paraqitur në polici, e cila po heton dinamikën dhe motivet e ngjarjeve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të banesës së Sinadinovski, në lagjen Aerodrom.

Sinadinovski është profesor universitar. Ai u bë i njohur vite më parë për opinionin maqedonas, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni. Sinadinovski është me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni.