Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Shkëlqim Fortuzi i është rikthyer edhe njëherë problematikës mjedisore që shkakton djegia në ambient të hapur të mbeturinave urbane të depozituara në Porto Romano.
Fortuzi e shoqëron postimin e tij në Facebook me disa foto, ku duket reja e tymit që ngrihet nga fusha e plehrave, ndërsa në sfond shfaqet kampusi i ri universitar.
“Sot Durrësi duket vërtetë si Alepo e Assadit, kur helmonte fëmijët sirianë. Kryetari i Bashkisë nuk e ka mendjen tek përmirësimi i jetës së qytetarëve por kohët e fundit, po meret me shkatërrimet e vlerave arkeologjike dhe “zëvendësimin”e tyre me betonin e tijë duke e veshur me llamarinë ose siç thonë durrsakët, po i “var”teneqenë” e cila mesa duket është shumë fitimprurëse për Dakon”,- shkruan Fortuzi.
Statusi i plotë i Shkëlqim Fortuzit:
Mirmbrëma Miq!
Para pak ditësh paraqita shqetësimin për ndotjen e Durrësit dhe UAMD-së nga diegia e mbeturinave nga ana e Bashkisë Durrësit.
Jo vetëm që s’ka asnjë përmirësim, por sot Durrësi duket vërtetë si Alepo e Assadit, kur helmonte fëmijët sirianë. Kryetari i Bashkisë nuk e ka mendjen tek përmirësimi i jetës së qytetarëve por kohët e fundit, po meret me shkatërrimet e vlerave arkeologjike dhe “zëvendësimin”e tyre me betonin e tijë duke e veshur me llamarinë ose siç thonë durrsakët, po i “var”teneqenë” e cila mesa duket është shumë fitimprurëse për Dakon.





