"EDI RAMA KISHTE TË DREJTË…

Edi Rama kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit.

Sepse e tha në të njëjtën ditë që Organizata Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, në të cilin Shqipëria e udhëhequr prej tij kishte zbritur plot 8 vende më poshtë.
A nuk ngjet kështu edhe me zogjtë e korbit, që sa më shumë rriten, aq më shumë nxihen?"

Kështu e ka ironizuar përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti demokrat Astrit Patozi, fjalimin e kryeministrit Rama gjatë seancës së sotme parlamentare.

Patozi përmend raportin e Organizatës Transparency International e cila e rëndit Shqipërinë 8 vende më poshtë se më parë për sa i përket korrupsionit në 2017-n.