Pasi kreu i PD-së Lulzim Basha u largua nga salla bashkë me opozitarët e tjerë pas tensioneve në Kuvend kur kryeministri i quajti depuetët e djathtë "zogjtë e korbave", ka folur për protestat.
I pyetur nga gazetarët se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës, Basha i fton ata të protestojnë ndaj përçmimit të Ramës.
"Protestat tona janë të vazhdueshme, të shtrira kudo. Edhe sot para Kuvendit keni dy të tilla, por kur do ta bëni ju protestën e radhës? Ju gazetarët që jeni të përcmuar nga ai, kurdo që ta bëni neve do na keni në krahë",- tha Basha.





