Ish-kryeministri Sali Berisha si mjek në profesion sot në Kuvend ka bërë një denoncim, që i ka ardhur nga një banor i Shkozetit.

Ai thotë se prej 5 muajsh në farmacitë e vendit nuk ka ilaç për hollimin e gjakut për ata persona që kanë valvul në zemër.

"Çdo emergjencë është një procedurë dhe unë vij këtu për të denoncuar pashpitësinë, papërgjegjsmëtrinë në emër të qytetarëve të cilët kanë vendosur valva ne zemër dhe prej 5 muajsh nuk gjenjnë sintrom në treg. Zoti Ruçi kjo është absolutisht  në 80-90% baraz vdekje. Valvula nese nuk merr holluesin e gjakut krijon ndroçkat që e çojnë drejt vdekjes të sëmurin. 

"Jam Xhevahir Bushati banues në lagjen 14 Shkozet, thuaj asaj ndrikullës që recitoi përpara se ka 5 muaj që nuk sintrom në farmacitë e vendit", lexoi mesazhin Berisha. 

Nuk ka më katastrofë, se këta që luajnë me diamantë si puna e këtij që foli para meje këta e kanë rozë këtë botë, por këta që vdesin për valvula se skanë sintrom për të marrë këta ekanë ferr këtë botë. "