Lidhur me debatet e ditëve te fundit për prishjen e Teatrit Kombëtar, Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka ritheksuar edhe njëherë se Teatri Kombëtar i ri do të ndërtohet dhe askush nuk mund ta ndalë. Kreu i qeverisë ftoi opozitën që të shkojë në teatër, pasi sipas tij që pas vitit ’91 nuk shkelin në teatër.

“Në teatrin e ri do shkoni si spektatorë dhe do mësoni nga e para ç’është teatri sepse keni që në vitin ‘91 që nuk keni shkuar në teatër.

“Në do ta ndërtojmë Teatrin Kombëtar, më në fund, dhe kjo është një mbledhje që ka filluar përpara 20 vjetësh. Kanë vdekur të gjithë ata që ishin në mbledhje, përveç Robert Ndrenikës. Pse?

Sepse askush nuk pati në mendje të ndërtonte teatro, muze. Ky teatri që s’ka lidhje me teatrin që bëni ju këtu, nuk ka gjëma, nuk do të ndodhin gjëma. Qoftë rruga e re për teatrin dhe kulturën, qoftë reforma në arsim nuk do të ndalet prej jush”, tha kryeministri Rama.