Prokuroria për Krimit të Organizuar se Serbisë përmes Ministrisë së Drejtësisë i ka dërguar raportin Prishtinës rreth rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviçit.
Bëhet fjalë për raportin mbi kërkesën e Prishtinës për ndihmë të ndërsjellë juridike në lidhje me vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare SDP.
Sot pritet që një përgjigje tjetër t’i dërgohet autoriteteve hetimore të Kosovës.
Flitet për të dhënat dhe njoftimet që do t’i përcillen Zyrës së përfaqësuesit special të BE në Prishtinë, i cili do t’ia dorëzojë Prokurorisë së Kosovës.