Për rreth 6 orë, ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas, zhvilluan një takim në Vienë me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së për çështjen e emrit, Metju Nimitz. Ministria e jashtme e Maqedonisë njoftoi se Dimitrov e Kocijas vendosën të vazhdojnë përpjekjet nën mbikëqyrjen e OKB-së.
Sipas mediave greke, palët nuk po bisedojnë më për përcaktimin e emrit të Maqedonisë, por për përdorimin e tij të brendshëm, dhe faktin nëse ai do të njihet vetëm në gjuhën sllave apo edhe në gjuhë të tjera.
Më herët në media ishte njoftuar se Shkupi dhe Athina kanë arritur dakortësinë për variantin Gorna Makedonija, Maqedonia e Sipërme.