Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar padinë e ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli ndaj koordinatores së PD-së Reila Bozdo.

Kodheli kishte paditur për shpifje dhe kishte kërkuar një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh pas një deklarate të bërë nga Bozdo në lidhje me monitorimin e hapësirës detare.

Pas vendimit, Bozdo shkruan në Facebook se, uron që çështje me të tillë subjekt të mos merren në konsideratë për t’u proceduar nga gjykata në të ardhmen.

"Gjykata sapo shpalli vendimin për padinë e ngritur ndaj meje nga ish-ministrja Mimi Kodheli për deklaratën e bërë nga selia e Partisë Demokratike në vitin 2015 mbi monitorimin e hapësirës detare. Gjykata e rrezoi padinë. Uroj që çështje me të tillë subjekt të mos merren në konsideratë për t’u proceduar nga gjykata në të ardhmen! Falënderoj secilin nga ju që përmes mesazheve tuaja më keni dhënë kurajë në këtë kauzë të drejtë!"