Deputeti i qarkut të Durrësit e njëkohësisht nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, përmes një postimi në Facebook i ka kërkuar Prokurorisë të ndërhyjë për përgjimet që sipas tij ekzistojnë per dy ministra të Ramës.
Paloka shkruan se, bëhet fjalë për ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, për të cilët deputeti demokrat thotë se janë të implikuar në afera kriminale dhe korruptive.
STATUSI I PLOTË
Ne media , ditet e fundit jane ngritur akuza publike se prokuroria zotron pergjime te dy ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri ne komunikime me personazhe te cilat i implikojne keta dy ministra ne afera kriminale dhe korruptive, lidhur me ceshtjen e incenerahtoreve. Biseda ku flitet per shuma te medha parashe dhe zgjedhjet parlamentare
Pas Sajmir Tahirit , keta dy ministra, njihen si dora e Rames ne aferat e tij me te zeza. Jo me kot per keta te dy u krijuan dhe dy superministrite te cilat praktikisht permbledhin shumicen absolute te fondeve te gjithe qeverise.
Informacione mbi ekzistencen e pergjimeve te ketyre ministrave vijne dhe nga burime te tjera.
Prokuroria duhet patjeter te reagoje e te prononcohet ne se jane apo jo te verteta cfare ngrihet nga mediat dhe pse nuk veprohet.
Cfare pritet qe Rama te sanksionoje me ligj paprekshmerine e ministrave te tij duke legjitimuar rastin Tahiri …???





