Të pamartuarit serbë japin para të majme për t’u martuar me vajza nga Shqipëria. Shqiptaret i preferojnë për shkak se janë vyeshme e besnike, transmeton Koha.net.
Martesa e Zorana Tomiqit kohë më parë ka qenë lajm dite. U njoh me bashkëshorten e vet në një fshat afër Shkodrës, u dashuruan në shikim të parë dhe u kurorëzuan pas tri ditësh. Në fillimi kuptoheshin vetëm me shikime. Zorani s’e dinte asnjë fjalë shqipe e bashkëshortja e tij Edmonda asnjë fjalë serbe. Që çdo gjë të ishte më lehtë, angazhuan përkthyesin i cili ishte me ta në dasmë, shkruan gazeta e “blic” e Beogradit .
Zorani ka qenë djaloshi i parë nga Serbia që e tërhoqi këmbën dhe solli nuse nga Shqipëria. Menjëherë pas tij këtë gjë e bënë shumë djem nga Serbia të cilët me vite nuk kishin mundur të gjenin bashkëshorte për vete. Kjo gjë kishte ndodhur para tetë vjetësh.
Situata ka ndryshuar tashmë. Djemtë edhe më tutje martohen me vajza nga Shqipëria, porse tani nuk bëhet fjalë vetëm për burra nga fshati, por edhe për pilotë, mjekë, inxhinierë …
“Burrat që për përmes kësaj rruge kërkojnë bashkëshorte, janë të profileve të ndryshme. Kemi martuar, për shembull, mjek nga Beogradi, doktor të shkencës ekonomike nga Nishi, pilot nga Zagrebi…Ka edhe njerëz të thjeshtë, shumica nga ta janë të zhgënjyer me vajzat tona. Ka edhe të shkurorëzuar dha janë të vendosur të gjejnë bashkëshorte amvise pavarësisht nga arsimimi. Këta janë të situuar dhe nuk ngurrojnë të paguajnë shumë nëse çdo gjë është e ndershme dhe zgjidhje e mirë të për ta”, thotë Milenko Jovanoviq, pronar i agjencisë për martesa me vajza nga Shqipëria dhe djemve nga Jugosllavia.
Sipas tij, kërkohen kryesisht shqiptaret sepse vajzat e atjeshme janë treguar të mira, të vyeshme dhe besnike e djemtë serbë janë të pakënaqur me vajzat tona sepse janë tepër shumë të lira dhe frikohen të hyjnë në shoqëri me to, transmeton Koha.net .
Shqiptaret që martohen janë kryesisht me shkollim fillor e të mesëm, e sipas një rregulli të pashkruar, pothuaj të gjitha e flasin gjuhën angleze ose italiane. Janë shumë të talentuara në këtë plan e gjuhën serbe e mësojnë pas dy muaj martese. Në mesin e tyre ka edhe intelektuale, porse ato kërkojnë që bashkëshortët të jenë të arsimuar dhe të dinë anglisht. Shqiptaret e bëjnë këtë për jetë më të mirë, e në kohë të fundit është gjithnjë e më vështirë të gjenden shqiptare që duan të martohen në fshat. Ato tash kërkojnë djem nga qyteti, Amerika dhe Europa.
Shumica e shqiptareve, por edhe e bashkëshortëve të tyre, duan që lidhja e të bëhet në mënyrë sa më diskrete. Nuk ka metodë bashkëkohore, telefon ose rrjet social.
“Shkohet për njoftim drejt te familjet e nuses potenciale. Po e pëlqyen njëri –tjetrin, merren vesh për detajet. Brenda një jave vajza shkon për ta njohur familjen dhe vendin ku ka për të jetuar. Të gjitha shpenzimet i paguan dhëndri potencial i cili kthehet sërish në Shqipëri për fejesë. Pas fejesës, brenda 15 ditësh, dhëndri shkon për ta marrë nusen”, rrëfen Milenko.
E gjitha mund të zgjasë më së shumti një muaj.
Të gjitha shpenzimet kushtojnë rreth 5000 euro, pagesa bëhet pas martese e nusja dhe familja e saj nuk paguajnë asgjë.
Milenko deri më tash ka bërë 200 martesa të tilla.