Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për Marrëveshjen e Detit dhe mungesën e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Bykykbashit, Rama, të cilin e quan tregtari i kufijve, ka bërë marrëveshje në fshehtësi dhe në shkelje të Kushtetutës.
Reagimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese peng i shitjes së detit?
Rama i ka shitur territorin e Shqipërisë grekeve! Tregtari i kufijve ka bërë marrëveshje në fshehtësi dhe në shkelje të Kushtetutës. Askush nuk di ç’farë interesi tjetër kombëtar ka tregtuar për pushtetin e tij.
Gjykata Kushtetuese është në kolaps. Nuk merr dot vendime. Nga 9 anëtarë, vetëm 5 janë sot në detyrë me mandat të plotë. Rama po bllokon zëvendësimin e vendeve bosh.
A mos vallë Rama e bllokon Gjykatën Kushtetuese që në këtë Rrëmuje të Drejtësisë të bëjë fakt të kryer shitjen e detit dhe Gjykata të mos e anulojë marrëveshjen?
P.S.: sa herë Rama bën ndonjë zullum e quan reformë. Shihni kur ta quajë këtë Reforma e Detit. Kësaj radhe ata që do duartrokasin do të jenë në Athinë.





