Postimi i fundit i Vangjush Dakos në profilin e tij në Facebook u ka shërbyer qytetarëve durrsakë t’i kujtojnë kryebashkiakut disa nga shqetësimet e tyre të përditshme.
Ndërsa Dako i fton qytetarët dhe bizneset t’i bashkohen aksionit për mbjelljen e pemëve në Durrës, komentuesit rendisin shumë nga problematikat e qytetit bregdetar në lagje të ndryshme të tij.
Shumë prej tyre nuk harrojnë të akuzojnë Dakon si shkatërruesin e sipërfaqeve të gjelbërta në qytet me betonimet e bëra gjatë 3 mandateve të tij.





