Deputeti i Durrësit dhe njëkohësisht pjesë e komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar nul procesin e votimit të mbrëmshëm në parlament, kur u votuan anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së.
Në postimin e tij në Facebook, Bylykbashi shprehet me ironi për kryeministrin Rama kur shkruan: “Edi Rama futi doren ne thes dhe kapi veten. Madje na tha se qenka kenaqur shume. Madje na besoka me shume tek shorti ku fut doren dhe kap veten, sesa tek votimi i parlamentit”.
Më tej Bylykbashi vazhdon duke thënë se nëse anëtarët e KLGj-së dhe KLP-së marrin detyrën, emërimi i tyre është antikushtetues, përveçse i paligjshëm.
Në mbyllje, deputeti i PD-së i thotë kryeministrit Rama se nuk i trembet Reformës në Drejtësi pasi: “une e kam oren me te lire se makina jote apo e familjareve te tu dhe nuk e kam frike reformen ne drejtesi. Madje me zor po e pres nje drejtesi qe nuk e kap kryeministri bazuar ne memo e memorandume, por te bazuar ne Kushtetuten e shkruar shqip!”
Postimi i plotë i Bylykbashit:
KLGJ/KLP apo si te kapesh veten me dore (rastesisht)
Edi Rama futi doren ne thes dhe kapi veten. Madje na tha se qenka kenaqur shume. Madje na besoka me shume tek shorti ku fut doren dhe kap veten, sesa tek votimi i parlamentit. Helbete, dy kriminele komunizmi, dy te skualifikuar nga ONM ku njeri skualifikohet per plagjiature, nje ortak zyre te gruas se kryebashkiakut qe nuk ka eksperiencen e duhur, te tjere qe nuk paguajne taksa. Te kenaqesh per kete lloj drejtesie dhe kete lloj shorti duket perversitet. Po c'nuk ka ne kete dynja!
Dhe nje sqarim per Edi Ramen: mos u gezo kot! Mbreme nuk ka patur votim te vlefshem sepse te mungoi kuorumi prej 94 deputetesh prezente ne salle. Opozita nuk mund te behej pjese e asaj farse antikushtetuese. Votimi ishte nul si proces, jo si rezultat. Ndaj nuk ka miratim automatik te listave te KLGj dhe KLP. Nese ata gardiste te kuq marrin detyren, emerimi i tyre eshte antikushtetues pervecse i paligjshem. Ta bej kete sqarim se une e kam oren me te lire se makina jote apo e familjareve te tu dhe nuk e kam frike reformen ne drejtesi. Madje me zor po e pres nje drejtesi qe nuk e kap kryeministri bazuar ne memo e memorandume, por te bazuar ne Kushtetuten e shkruar shqip!





