Ish-ministri i Financave në Rumani, Darius Valcov u dënua me 8 vite burg nga Gjykata e Lartë rumune, pasi u gjet fajtor për akuzat e pastrimit të parave dhe influencës së paligjshme.
Ky vendim është edhe një goditje për kryeministren aktuale, Viorica Dancila, që ish-ministrin e Financave e ka Sekretar Shteti dhe një prej këshilltarëve kryesorë për politikat fiskale të social-demokratëve.
Prokurorët arritën të provojnë para gjykatës se në vitin 2015, kur ishte ministër i Financave, Valcov i kërkoi një biznesmeni një shumë të konsiderueshme parash në këmbim të influencës për të ndihmuar kompaninë e tij që të fitonte tendera publikë.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij, hetuesit gjetën 3 shufra ari dhe 172 piktura me një vlerë totale rreth 1 milion euro. U bllokuan gjithashtu edhe llogaritë bankare të ish-ministrit.