Pas përfundimit të replikave me kryeministrin Rama, duket se kreu demokrat, Lulzim Basha dhe deputeti Sali Berisha, kanë gjetur kohën të përshëndeten edhe me aleatët e tyre.
Një shtrëngim duarsh miqësor dhe i përzemërt mes Bashës, Berishës dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Pas zgjedhjeve të 25 qershorit të 2017, ku LSI-ja doli në opozitë, ishim mësuar me përshëndetjet e Kryemadhit dhe Bashës.
Ndërsa nga fotot e shkrepura duket se marrëdhëniet e saj është po kaq e mirë edhe me liderin historik të së djathtës, Sali Berisha.





