Vota e Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB është pika e diskutimit të kësaj të enjteje në senacën parlamentare e cila po zhvillohet mes debateve dhe batutave nga deputetët.

Mes replikave të kryeministrit Rama dhe deputetit demokrat, Sali Berisha në një moment ka ndërhyrë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, pasi Rama ftonte kundërshtatrin e tij politik të fliste në kohën e tij parlamentare.

Replikat

Rama: Hajde tani Sali, ke edhe 6 minuta dhe 15 sekonda të miat dhe fol për Palestinën.

Ruçi: Hajde zoti Berisha 2 minuta.

Rama: Lëri edhe kohën time, i lashë 6 minuta.

Ruçi: Nuk ia jepni ju kohën zoti kryeministër, ia jep rregullorja.

Berisha: Nuk më duhen më shumë se dy minuta mua.