Kryeministri, Edi Rama, nxiti edhe njëherë qytetarët të bëhen pjesë e platformës së bashkëqeverisjes dhe të denoncojnë problemet që i shqetësojnë.

Rama u shrpreh se mjaftojnë 3 minuta kohë për të zgjidhur çështje që zvarriten prej vitesh, duke iu bërë përcjellë një mesazh të gjithë punonjësve në Hipoteka.

 

"Nga Amerika me tre minuta kanë arritur të zgjidhin atë që nuk kanë arritur ta bëjnë me vite. Ky është një mesazh i qartë për ata që janë akoma në zyrat e Hipotekave, ata nuk duhet të ruhen tanimë se thjesht mund ti shkojnë në kontroll, ata duhet të ruhen edhe nga një grua e pafuqishme që thjesht nuk dënojnë ta presin. Ti marrin ato tre minuta kohë dhe ti je i vdekur, je i mbaruar, nuk të mban më në karrige asgjë, nuk ka parti që të mban më, nuk ka mundësi, nuk ka kushëri që të mban më aty."