Është anuluar vizita e Kryeministrit te Malit të Zi, Dushko Markoviç, në Kosovë.
Markoviç pritej që të arrinte në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës në orën 08:00, mirëpo për shkak të kushteve atmosferike fluturimi i tij ishte vonuar.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë njoftuar që tashmë kjo vizitë është anuluar, shkruan Klan Kosova.
Detajet rreth mundësisë së organizimit të një vizite tjetër vizite pritet të bëhen të ditura së shpejti.