Edhe Socialistët edhe Demokratët janë shprehur dakord për të reduktuar shpenzimet në fushatat zgjedhore. Deklaratat është bërë në konferencën e posaçme të realizuar prej KQZ ku kryetari i këtij komisioni Klement Zguri e cilësoi të papranueshme mungesën e transparencës në financimin e partive.

Ndërkohë Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore deklaroi gjatë këtij takimi se paraja e paligjshme sot e disponueshme në tregun politik shqiptar, ka volum gjigand.

Sipas tij "Paraja e paligjshme që është sot e disponueshme në tregun politik shqiptar është e jashtëzakonshme, me një volum gjigand që tashmë ka ndikuar thelbësisht jo vetëm procesin e financimit të partive por dhe rezultatin e zgjedhjeve. Prandaj na duhet të shohim jo vetëm kush janë nenet specifike të Kodit Zgjedhor.  Do  na duhet të rishohim me kujdes disopozitat penale apo në legjislacion tjetër për të patur një kuadër të integruar në mënyrë që paratë, jo vetëm ato publike, dhe çdo lloj financimi tjetër të jetë i verifikuar dhe të mos jetë financim që përdoret në proces politik për të blerë pushtet." tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.