Marrëveshja për emrin duhet të arrihet sa më shpejt dhe të ratifikohet në Parlament, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e sotëm me eurodeputetët Viktor Boshtinaru, Tanja Fajon dhe Tonino Picula.
“Referendumi i mundshëm mund ta ndërlikojë procesin”, theksoi ai. “Kompromisi për zgjidhjen e çështjes së emrit duhet të arrihet tani, duke respektuar karakteristikat e palëve dhe duke menduar për të ardhmen e përbashkët në familjen evropiane”, thonë burime nga BDI-ja.
“Ahmeti dhe tre eurodeputetët, biseduan shumë hapur dhe miqësisht për çështjet e interesit të përbashkët, siç janë integrimi euroatlantik, fqinjësia e mirë dhe reformat”, sipas BDI-së, raporton ata.
“Eurodeputetët shprehën mbështetje të plotë ndaj axhendës së shumicës parlamentare dhe qeverisë reformuese”, sipas të njëjtave burime.
Ahmeti e përshëndeti mbështetjen e eurodeputetëve dhe tha se “periudha që na paraprin është vendimtare, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin”.
Lideri i BDI-së deklaroi gjithashtu, se zbatimi i reformave në vend nuk do të ndalet dhe shfaqi bindjen se opozita do të marrë pjesë në këtë proces për të mirën e qytetarëve.