Pas akuzave të deputetit demokrat, Sali Berisha në drejtim të kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm, ka reaguar Ditmir Bushati.

Përmes një statusi në Facebook, Bushati i kujton Berishës marrëveshjen e 2009 që sipas tij e ka ‘tërbuar’.

STATUSI I PLOTË

"Sali! Ti e kupton më mirë nga të tjerët se ç’faqe e zezë do duket marrëveshja jote e detit së shpejti, ndaj je tërbuar! S’ke ç’i bën, shih hallet me drejtësinë e re."