Në gjykatën penale duhet të fillojë gjykimi për rastin “Shuplakat” për dhunën në komunën Qendër, ku i akuzuari i parë është ish-ministri Nikolla Gruevski, bashkë me ish-ministrin Mile Janakievskin, deputeten Daniella Rangellova dhe dhjetë persona të tjerë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit kanë nxitur dhe kanë organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstantini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.
Procesi gjyqësor do të drejtohet nga gjykatësi Dushan Josifov. /INA/