Fillimshkurti ka shënuar edhe daljen në pension të “gruas së hekurt” të Bashkisë së Durrësit. Shefja e financës Drita Aliko ka festuar me të gjithë stafin e bashkisë daljen në pension në një prej lokaleve në shëtitoren “Taulantia”.

Dreka e “lamtumirës” ka qenë më shumë festive me kolegët me të cilët Drita ka bashkëpumuar për gati tri dekada. Në drekën e organizuar ka marrë pjesë edhe kreu i bashkisë Vangjush Dako, i cili e ka uruar Dritën përzemërsisht.

Nga burime brenda bashkisë u mësua se të gjithë kanë kërcyer për disa orë, ndërsa me më shumë energji është dukur Drita Aliko.

Aliko ka punuar dhe është hartuesja e buxhetit të bashkisë së Durrësit prej 6 mandatesh që e kryesojnë kryetarë të ndryshëm të forcave të ndryshme politike. Para daljes në pension, Aliko hartoi edhe buxhetin e bashkisë për vitin 2018.