Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, i është drejtuar mëngjesin e sotëm ambienteve të Kryeministrisë, për të zhvilluar një takim me kreun e Qeverisë Edi Rama.

Nuk dihet ende tema e takimit, i cili ka nisur në zyrën e kryeministrit Rama prej orës 10:00.