Në sallën e Kuvendin vazhdon të ketë tensione pas përjashtimit të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

Opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërkohë që deputetët i bien tavolinës duke brohoritur fjalët si kriminel, hajdutë.

Në një video të shpërndarë nga vetë kryeministri Rama, shfaqet edhe demokrati Ervin Salianji, i cili bën një gjest në drejtim të kreut të qeverisë.

"Vizion Program Skuadër Lidership për Shqipërinë", ironizon Rama krahas videos të postuar në Facebook.