Urimin të tij të çdo mëngjesi, për një ditë të mbarë, kryeministri Edi Rama e bën sot me pamjet transformuese të Doganës.
Një video prej 81 sekondash, jep ndryshimin që ka pësuar dogana, duke u bërë moderne, pa letra e pa kontakt fizik me doganierët, për të shmangur korrupsionin.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto 81 sekonda mbi transformimin e doganës së vjetër të mundimeve çerekshekullore në një doganë moderne, pa letra e pa kontakt fizik me doganierë, duke eleminuar korrupsionin e kursyer kohë shumë të çmuar për sipërmarrësit, ju uroj një ditë të mbarë
”, shkruan Rama në “Facebook”.





