Moti si në ‘verë’ do vazhdojë edhe ditët e ardhshme. Kështu parashikojnë meteorologët. Diell dhe mundësi të pakta për reshje pritet ta karakterizojnë motin ditët në vijim.

1.02– Pas mëngjesit me mjegull në ultësira, gjatë ditës mot me vranesira dhe intervale me diell.

2.02 – Mot i butë, kryesisht me vranesira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

3.02-4.02 – Të shtunën mot kryesisht me vranesira dhe erë, kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që më vonë gjatë natës do të shndërrohen në borë, dhe do të vazhdojnë deri të dielen paradite. Të dielën mot i ftohtë, kryesisht me vranesira.

5.02 – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët.

Me ndryshimin e kushteve meteorologjike, me afrimin e turbullirës nga Atlantiku, do të kemi qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, që do të mundësojë edhe përmirësimin e kualitetit të ajrit dhe rënie të vlerave ditore.

Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 3C, e ato maksimale nga 9C deri në 11C.

Në ultësira ku mund të ketë mjegull ditën e enjte minimalet mund të zbresin deri në -8C. Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme 6-10m/s, me hove deri në 15m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbrese nën vlera normale.