Ministri iTransporteve dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri ka inspektuar investimin e kanalizimeve që po bëhen në Durrës për të shmangur derdhjen e ujrave të zeza në shëtitoren Taulantia në Durrës. Gjiknuri në takimin me drejtuesit e institucioneve u premtoi disa investime shumë të mirëpritura nga të gjithë qytetarët durrsakë.

Ai deklaroi nisjen e investmit në ndërtimin e autostradës që lidh parkun energjitik të Porto Romanos me portin e Durrësit, për të shmangur lëvizjen e autoboteve të karburantit në rrugët brenda qytetit. Ministri dha edhe lajmin e mirë se këtë vit do të investohet linja hekurudhore Durrës –Tiranë.

Një tjetër pikë e rëndësishme e deklaratës së Gjiknurit në Durrës, ishte mbështetja dhe investimi mbi turizmin, për rritjen e numrit të turistëve me krocera, por edhe duke ndihmuar investitorët e kësaj fushe.

Kryebashkiaku Vangjush Dako, kërkoi nga ministria e drejtuar prej Gjiknurit, investimin e tre akseve, të rrugës së Ndroqit, rrugën Durrës-Shijak dhe përfundmin e autostradës nga Këneta në Porto- Romano. 

Qyteti i Durrësit duke patur portin më të madh të vendit, konsiderohet nyja kryesore e zhvillimit të transportit e të tregtisë në vend, për të cilën kërkohet edhe infrastruktura e domosdoshme rrugore.