Nuk ka asnjë tolerancë ndaj subjekteve që shkelin ligjin antiduhan. Këtë mesazh ka përcjellë nga Durrësi kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetesor Eltar Deda.

Ai ka bërë me dije se deri më tani në qytetin e Durrësit janë inspektuar 1250 ambiente si dhe janë vendosur 25 masa administrative. Shkelës të ligjit antiduhan kryesisht janë ato subjekte përsëritëse.

Ndërkohë, kryeinspektorja e këtij institucioni për Durrësin, Zhaneta Saliu, ka theksuar që monitorimi ka qenë i vazhdueshëm.

Mosrespektimi i ligjit antiduhan do të vazhdojë të ndëshkohet. Së fundmi, Inspektorati Shëndetësor Shtetëror Durrës ka intesifikuar punën në terren. Priten penalizime, sidomos për subjektet që do të rikonstatohen me shkelje.

K.H.