Pasi i mbaroi detyra në krye të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ish deputetja e PD, Majlinda Bregu nuk ka pasur asnjë detyrë tjetër publike.

Sipas burimeve të Dritare.net, Majlinda Bregu është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC në Sarajevë.

Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE. Dritare.net, mëson se shkresa e kandidimit është firmosur nga kryeministri Rama.

Kryeministri Rama fillimisht e propozoi Bregun për kryenegociatore të Shqipërisë kur të hapen negociatat, por që nuk u pranua nga opozita.