Një autobus është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës, në Laprakë. Fillimisht flakët kanë përfshirë pjesën e pasme të autobusit ku ndodhet motori dhe më pas është përhapur në të gjithë mjetin.

Nga flakët nuk raportohen të lënduar, ndërsa ngjarja përhapi panik tek të pranishmit.

Mësohet se autobusi ishte i linjës së Kukësit.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse që bënë shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në mjet.