“Taksi Biçikleta” në Lüleburgaz të qytetit perëndimor të Turqisë, Kırklareli, tërheqin vëmendjen si transport i llojit miqësor për mjedisin
Me qëllim që të tërheqë vëmendjen për zvogëlimin e faktorëve që shkaktojnë ndryshimet klimatike, “Taksi Biçikleta” formuan shërbimin për qytetarët e këtij vendi.
Projekti është zbatuar nëpërmjet Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA) të BE-së, për zhvillimin e kapaciteteve të Ndryshimeve klimatike në Turqi.
Mjeti miqësor me tri rota e cila mund të shihet edhe në vendet e linjes së largët dhe në disa vende quhen “tuk tuk”, jep shërbim falas për qytetarët.
Për momentin, ky shërbim falas për qytetarët e Lüleburgaz-it i mundëson pleqve, grave shtatëzënë, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve që kanë fëmijë në moshën nën 10 vjeç, të shkojnë kudo që dëshirojnë në Lüleburgaz.





