Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka mbledhur këtë të martë grupin parlamentar të selisë blu, ku dhe u ka kërkuar deputetëve që “frymën” e protestës të së shtunës së kaluar, demokratët ta çojnë drejt komisioneve parlamentare dhe në çdo arenë ku ka përplasje politike me maxhorancën.
Basha u ka kërkuar deputetëve që nëpër komisione dhe në seancën plenare reagimi të jetë i fortë, e sidomos për çështjet më të nxehta të ditës, siç është ajo e negociatave me Greqinë dhe marrëveshja plot dritëhije e qeverisë shqiptare dhe konsorciumit turk, për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë.
Basha ka folur edhe për qëndrimin që opozita duhet të mbajë në lidhje me negociatat mes Shqipërisë e Greqisë, duke kërkuar nga deputetët që të shprehen kundër sjelljes së deritanishme të qeverisë së majtë, të cilës “i kanë rrjedhur” lajmet për paktin detar dhe çështjen çame përmes deklaratave të bëra nga vetë Ministri i jashtëm grek Kotzias.
Një ditë plot përplasje dhe luftë politike pritet të jetë përballja e ardhshme e të enjtes në parlament, ku Basha i ka kërkuar deputetëve që “të mbajnë lart frymën e protestës”





